Finalja e Big Brother VIP Albania po afron, ndërsa katër finalistët – Selin, Mateo, Miri dhe Rogert – janë në sprintin e fundit drejt çmimit të madh.
Në këtë fazë vendimtare, mbështetja nga jashtë po bëhet gjithnjë e më e fortë, sidomos nga personazhe të njohur dhe njerëz të afërt të banorëve.
Së fundmi, DJ Gimbo ka dalë hapur në mbështetje të Selinës, duke bërë një thirrje publike për vota në rrjetet sociale.
Përmes një Instastory, ai ka shkruar: “Ajde krejt bashk me përkrah qikën teme me fitu. Voto Selin Bollati”.
Ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke treguar mbështetjen e fortë që Selina ka jashtë shtëpisë.
Ndërkohë, gara mbetet e hapur dhe publiku do të jetë ai që do të vendosë fituesin e këtij edicioni në natën finale.

