Pas spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania, ku DJ Gimbo u largua nga shtëpia pas televotimit kokë më kokë me Brikenën, emocionet kanë qenë shumë të forta për disa nga banorët.
Një nga momentet që po qarkullon gjerësisht në rrjet është ai i Selinës, e cila është parë dukshëm e prekur pas daljes së Gimbos nga loja. Në pamjet e publikuara nga shtëpia, Selina shihet e ulur e vetme dhe e përlotur, duke reflektuar për atë që ndodhi në Prime.
Largimi i Gimbos duket se ka ndikuar shumë tek ajo, pasi dyshja kishin krijuar një afrimitet të dukshëm gjatë ditëve të fundit në shtëpi. Madje, menjëherë pas Prime-it, Selina ishte parë duke qëndruar e vetme në lavanderi dhe duke qarë, një moment që u komentua shumë nga ndjekësit.
Po ashtu, më herët gjatë ditës një tjetër skenë prekëse u pa kur Selina po përgatiste valixhet e Gimbos, ndërsa Stenaldo iu afrua për ta ngushëlluar, duke i thënë se ishte aty nëse kishte nevojë për diçka dhe duke e përqafuar.
Pamjet e fundit ku Selina shihet sërish e emocionuar kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shumë ndjekës kanë komentuar se largimi i Gimbos ka lënë një boshllëk të madh për të brenda shtëpisë.
Ndërkohë, dinamika në BBVA pritet të ndryshojë edhe më shumë në ditët në vijim, pasi largimi i tij ka ndikuar jo vetëm tek Selina, por edhe tek raportet mes banorëve të tjerë brenda shtëpisë.
