Një tjetër moment i çuditshëm dhe i diskutueshëm është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, këtë herë në dhomën e grimit, ku protagonistë ishin Rogerti, Brikena dhe Artani (Tani).
Teksa Brikena po bënte make-up, Rogerti iu drejtua Tanit me një deklaratë që habiti jo vetëm banorët, por edhe publikun:
“Ka kimi mes meje dhe Brikenës, pavarësisht që unë jam i martuar.”
Kjo deklaratë shkaktoi menjëherë reagimin e Brikenës, e cila iu kthye e habitur:
“Çfarë po flet? A je normal?”
Megjithatë, Rogerti nuk u tërhoq. Ai nisi të qeshë dhe vazhdoi me të njëjtën linjë, duke insistuar në idenë e tij për “kiminë” mes tyre.
Më pas, ai e pyeti Brikenën edhe për atë që kishte ndodhur një natë më parë mes saj dhe Mateos, por ajo zgjodhi të mos japë asnjë shpjegim dhe të shmangë përgjigjen.
Situata u bë edhe më e sikletshme kur Rogerti i tha Brikenës:
“Ty të pëlqejnë njerëzit e pjekur si puna ime.”
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit kanë reaguar masivisht, duke e cilësuar deklaratën e Rogertit si të papërshtatshme dhe provokuese, sidomos duke marrë parasysh faktin që ai vetë ka pranuar se është i martuar.
Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të diskutohet në Prime dhe nëse do të ketë reagime të tjera nga banorët apo produksioni.
