Një tjetër moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, gjatë sfidës me kutinë transparente.
Teksa Mateo është afruar pranë kutisë dhe është përfshirë në debat me Rogertin, situata ka prekur edhe Brikenën, e cila ndodhej brenda dhe nuk ndihej mirë.
Në mes të zhurmës dhe debatit, Brikena i është drejtuar Mateos me tone të shqetësuara:
“Të lutem largohu se më dhemb koka…”
Por reagimi i Mateos ka qenë i ftohtë. Ai i është përgjigjur shkurt:
“S’du…”
Brikena ka këmbëngulur sërish, duke theksuar gjendjen e saj:
“Të lutem se më dhemb koka, s’jam mirë…”
Megjithatë, Mateo nuk është tërhequr dhe i është kthyer:
“Nëse s’je mirë, dil jashtë.”
Ky moment ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit kanë komentuar sjelljen e Mateos ndaj Brikenës, duke e cilësuar nga disa si të ftohtë dhe të papërshtatshme për situatën.
Pamjet po qarkullojnë gjerësisht, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të diskutohet në Prime dhe si do të ndikojë në marrëdhënien mes dy banorëve.
