Një tjetër moment që ka ndezur debat në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ardhur nga një bisedë mes Mateos dhe Mirit, ku u prek edhe raporti i tij me Brikenën.
Gjatë diskutimit, Miri e pyeti drejtpërdrejt Mateon:
“A e dashuron Brikenën?”
Mateo u përgjigj se ka një pëlqim për të, por jo diçka më të thellë. Kjo e shtyu Mirin ta pyesë më tej pse nuk i afrohet më dhe pse mes tyre ka tensione kohët e fundit.
Në këtë moment, Mateo bëri një deklaratë që habiti:
“Mbaruan nominimet….”
Kjo fjali u interpretua menjëherë si një pranim indirekt se afrimiteti i tij me Brikenën mund të ketë qenë i lidhur me lojën dhe jo me ndjenja reale.
Pas kësaj, Miri dhe Juela nisën ta ironizojnë situatën, duke i thënë se me këtë deklaratë ai po pranon vetë që gjithçka ka qenë një strategji për nominimet.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës po diskutojnë nëse marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës ka qenë reale apo thjesht një lojë për të qëndruar më gjatë në shtëpi.
@uuuuserr838492034688999
